Rooney: Messi është më i madhi i të gjitha kohërave

Futboll

Rooney: Messi është më i madhi i të gjitha kohërave

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 16:58
Rooney: Messi është më i madhi i të gjitha kohërave

Futbollisti i mirënjohur anglez, Wayne Rooney, mendon se Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo. Ish futbollisti i Manchester Utd, Rooney, që po vazhdon karrierën në Ligën e futbollit amerikan përkatësisht në ekipin D.C. United,  tregon arsyet pse Messi është më i mirë se Ronaldo, që shkoi në Juventus. “Messi është më i miri”, ka thënë Rooney. “Mendoj se e kam thënë më parë, por me shumë mundësi ata janë lojtarët më të mirë në histori të futbollit. Në sytë e mi, mendoj se Messi është më i madhi i të gjitha kohërave”, tha Rooney. Rooney dhe Ronaldo kanë luajtur së bashku për pesë sezone te Manchester Utd, kanë fituar tri Premier League dhe një Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat