Gabova!

Futboll

Gabova!

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 16:46
Wenger

Arsene Wenger dha intervistën e tij të parë, që prej largimit të tij nga banka e Arsenalit. Francezi foli lirisht për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij. I pyetur nga Christine Kelly (RTL) për gabimin e tij më të madh, Wenger tha: “Ndoshta qëndrimi në të njëjtin klub për 22 vite. Unë jam dikushi, që i pëlqen të lëvizë shumë, por gjithashtu më pëlqen një sfidë.

Unë kam qenë një i burgosur i sfidës sime në kohë”. Trajneri francez shtoi: “Më vjen keq që kam sakrifikuar gjithçka për një klub, sepse e kuptoj se kam lënduar shumë njerëz rreth meje. Kam lënë pas dore shumë njerëz, kam lënë pas dore familjen time, të afërmit e mi”. Ish-trajneri i Arsenalit vazhdoi: “Në pjesën më të thellë, njeriu i fiksuar është egoist në ndjekje të asaj që e do. Ai injoron shumë gjëra të tjera, por është një “kockë” për t’u ndjekur në të njëjtën kohë”.

Wenger tha se lojtari më i mirë që kishte trajnuar ishte “ndoshta Thierry Henry” dhe pranoi se ndeshja më e lumtur, që ai ka fituar ishte “kundër Barcelonës”, kur “Topçinjtë” ishin në nivelin e tyre më të lartë. Ata ishin të pamposhtur. “Futbolli në të dyja skuadrat ishte i jashtëzakonshëm”, – kujton ai për fitoren ndaj Barçës, me trajner Pep Guardiolën, në vitin 2011. I pyetur se kush është lojtari i përsosur, Arsene Wenger u përgjigj: “Nuk ekziston.

Gjithkush ka pikat e dobëta. Për shembull, Messi është më i përsosur nga të gjithë, sepse mund të luajë për lojtarët e tjerë dhe mund të shënojë vetë, por ka pika të dobëta, në kundërshtim me atë që disa mendojnë. Nëse e analizoni lojën e tij, Messi nuk është shumë i mirë në ajër, nuk është një mbrojtës i madh.

Por ju nuk jetoni me dobësitë, ju jetoni me anët e forta. Trajneri duhet të theksojë fuqitë tuaja sa më shumë që të jetë e mundur dhe t’i vendosë lojtarët rreth këtij personi, për të fshehur dobësitë e tyre”. Lidhur me të ardhmen e tij, Wenger tha: “I bëj vetes të njëjtën pyetje: a bëj ende atë që kam bërë, atë që di, ose a kam mundësi tjetër për t’i ndarë të gjitha njohuritë që i kam grumbulluar gjatë viteve? Kjo është një pyetje që duhet t’i përgjigjem për disa muaj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat