Djali i Fadil Vokrrit

Futboll

Djali i Fadil Vokrrit

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 15:40
Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri

Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, sot, priti në takim djalin e madh të legjendës dhe ish-presidentit Fadil Vokrri, z. Gramoz Vokrri, i cili e përgëzoi dhe e uroi presidentin Ademi për postin e të parit të FFK-së, duke thënë se është i bindur që do të vazhdohet projekti dhe rruga e nisur nga ish-presidenti Vokrri. Ndërkaq, presidenti Ademi ka falënderuar z. Gramoz Vokrri, duke theskuar se kjo ishte vizita më e këndshme dhe ishte urimi më i veçantë për të dhe në të njëjtën kohë premtoi se figura e ish presidentit Vokrri do të nderohet përjetësisht dhe puna dhe virtytet e tij do të jenë udhërrëfyes i joni sikur që me përkushtim do të vazhdojmë rrugën e nisur bashkërisht në realizimin e objektivave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat