Bayerni dëshiron ta transferojë Jamesin për ta shitur gjatë vitit 2019

Futboll

Bayerni dëshiron ta transferojë Jamesin për ta shitur gjatë vitit 2019

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 14:54
James Rodriguez (Getty Images)

Bayern Munich janë të gatshëm të shfrytëzojnë opsionin e blerjes së përhershme të James Rodriguez.

Bavarezët dëshirojnë të përfitojnë nga kolumbiani, pasi që në vitin e ardhshëm në rast të transferimit të tanishëm, do ta shesin për një shumë të majme të parave në Ligën Premier.

Kolumbiani është në gjysmë të rrugës prej dy sezonesh në formë të kredive nga Real Madridi dhe mund ta transferojnë për 42 milionë euro.

Trajneri i ri i Bayernit, Niko Kovac i ka thënë bordit që është i përgatitur të punojë me Jamesin – por nuk do të jetë kundër ta shes gjatë verës së 2019.

Në të vërtetë, kroati favorizon opsionin e dytë në qoftë se do të thotë që paratë e fituara do të shkonin drejt blerjeve të reja.

Në këtë rast, Bayern do të kërkojë ta shesë për 60 milionë euro dhe tashmë thuhet se ka kontaktuar Liverpoolin, Chelsean dhe Arsenalin rreth planeve të tyre.

Ndryshe, 27-vjeçari gjatë sezonit të parë me bavarezët ka pasur 23 paraqitjet në të gjitha garat dhe ka shënuar shtatë gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat