Vushtrria nuk ndalet, zyrtarizon edhe dy transfere të tjera

Futboll

Vushtrria nuk ndalet, zyrtarizon edhe dy transfere të tjera

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 14:26
Vushtrria

Se Vushtrria nuk e ka ndërmend të ndalet, e konfirmon marrëveshja e rradhës me dy futbollistët e saj, Besart Veseli dhe Dior Zabërgja.

Këto dy përforcime të sotme të klubit nga qyteti më i vjetër i Kosovës dhe ato të mëparshmet flasin për një konsolidim të vazhdueshëm të “FORCA-së”.

Ata kanë shfrytëzuar faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”, për t’a konfirmuar marrëveshjen.

Më poshtë e keni postimin e plotë:

“Zyrtare: Ju njoftojmë se posa u përmbyll marrëveshja me dy futbollistët tanë

Besart Veseli dhe Dior Zabergja vazhdojn kontratën me klubin  [????]  edhe për një vit!

Ne i deshirojmë suksese në paraqitjet e tyre dhe atë që secili prej nesh e pret Rikthimin në superligen e Kosovës! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat