Përforcimi i ri i thotë “PO” Barcelonës

Futboll

Përforcimi i ri i thotë “PO” Barcelonës

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 07:47
Ilustrim

Barcelona është afër një përforcimi të ri nga Holanda.

Barcelona nuk e fsheh interesimin për transferimin e talentit të Ajax Amsterdamit, Frenkie de Jong.

Menaxheri i tij, Ali Dursun është parë në Barcelona ku besohet se është takuar me drejtuesit e gjigantit katalan, shkruan “Mundo Deportivo”.

De Jong është objektiv i Barcelonës, gjatë këtij afati kalimtar të verës dhe tashmë ka njoftuar Ajaxin se dëshiron të transferohet te skuadra kampione nga La Liga.

Ajax Amsterdam ka pranuar të fillojë bisedimet me klubin nga Camp Nou, për shitjen e 21 vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat