Roberto Martinez: Është koha e duhur që Hazard të braktis Chelsean

Futboll

Roberto Martinez: Është koha e duhur që Hazard të braktis Chelsean

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 23:10
Roberto Martinez

Menaxheri i Belgjikës, Roberto Martinez beson se është koha e duhur për Eden Hazard që të largohet nga Chelsea.

Belgu udhëhoqi Djajtë e Kuq drejt vendit të tretë të Kupës së Botës, duke kontribuar me dy gola dhe tre asistime.

Ka pasur spekulime të vazhdueshme se Hazard mund të mbush boshllëkun e mbetur nga Cristiano Ronaldo në Real Madrid pas lëvizjes së super yllit portugez drejt Juventusit.

Duke folur për Cadena SER, Martinez tha se “Është koha më e mirë për të provuar diçka të ndryshme”.

“Hazard mund të kryejë një projekt të ri kudo në botë. Ai është në momentin më të mirë të karrierës. Për mua është shumë e lehtë t’i përgjigjem kësaj pyetjeje nëse duhet të shkoj në Madrid”.

”Ai mund të përshtatet në çdo ekip në botë. Lojtarët kanë nevojë për sfida të reja dhe projekte të reja. Ndoshta është koha më e mirë për Chelsean dhe Edenin që të ndahet. Unë do të isha shumë i befasuar nëse Chelsea nuk do të kishte pranuar ndonjë mega ofertë”, tha ai.

Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani është paraqitur 208 herë në të gjitha garat për The Blues dhe ka shënuar 69 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat