SHBA-ja nuk i jep vizë Alexis Sanchezit, futbollisti humb turneun amerikan me Unitedn

Futboll

SHBA-ja nuk i jep vizë Alexis Sanchezit, futbollisti humb turneun amerikan me Unitedn

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 20:42
Alexis Sanchez

Alexis Sanchez u detyrua të humbasë fillimin e turneut veror të Manchester United në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një “çështje administrative personale”, megjithëse klubi shpreson se mund t’i bashkohet skuadrës në një pikë në udhëtimin 15-ditor.

Kiliani nuk ishte në fluturimin me ekipin në Los Angeles për shkak të problemeve, të cilat besohet se kanë lidhje me vizën që lojtari nuk po mund ta marrë.

E gjithë kjo për shkak se lojtari kishte pranuar se i është shmangur tatimeve spanjolle në vlerë prej një milion dollarë që kanë lidhje me të drejtat e imazhit, shkruan The Guardian.

Një zëdhënës i Unitedit për mediat deklaroi “Alexis Sanchez nuk udhëtoi për shkak të një çështje administrative personale”.

Sanchez do të mund të humbas pesë ndeshjet miqësore me klubin anglez gjersa ka kaluar një lëndim të marrë gjatë sezonit të kaluar në Ligën Premier.

Jose Mourinho ka theksuar se performancat e mira të lojtarit do të vijnë gjatë sezonës së ardhshme për shkak se kishte ardhur i papërgatitur fizikisht nga Arsenali.

Ndryshe, Unitedi ndeshjen e parë në Amerikë do ta zhvillojë të enjten (19 korrik) kundër Club America në Phoenix.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat