Hamsik: Ronaldo te Juventusi? Një i vetëm nuk fiton dot…

Futboll

Hamsik: Ronaldo te Juventusi? Një i vetëm nuk fiton dot…

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 17:24
Hamsik: Ronaldo te Juventusi? Një i vetëm nuk fiton dot…

Ardhja e Cristiano Ronaldos te Juventusi nuk e frikëson Marek Hamsik, i cili karikon Napolin e tij pasi sezonit të fundit, që përfundoi me zhgënjimin e ikjes nga duart të titullit kampion. I intervistuar nga “Corriere dello Sport”, mesfushori sllovak zbulon sugjerimin për të shkuar në Kinë:

“Nuk ishte kuriozitet për të njohur një botë të re, por shqyrtimi i një oferte të mbërritur, shumë e mirë në aspektin financiar. Megjithatë, nuk ishte hera e parë që një mundësi e tillë më ofrohej. Dy vjet më parë, pas Kampionatit Europian, erdhi një ofertë e qartë dhe precize, së cilës i thashë jo”.

Ardhja e Ronaldos të Juventusi e bën ëndrrën për titull të të tjerëve në Seria A edhe më të vështirë, të paktën në letër. Por, Hamsik nuk duket i frikësuar në këtë drejtim: “Një lojtar, vetëm një, nuk fiton dot asgjë në futboll. Edhe në qoftë se ju jeni më i forti në botë, nuk fitoni dot i vetëm. Nëse ju nuk jeni Maradona, nuk do të fitoni dot i vetëm. Ne jemi gjithmonë ambiciozë, me një vit më shumë të pjekur. Do të kemi blerje interesante, ndërsa presim rikthime të rëndësishme nga lëndimet e rënda.

Mos harroni se goditja jonë me ë madhe është trajneri Carlo Ancelotti. Napoli ka marrë trajnerin më të suksesshëm në qarkullim. Kur ai më tha se do të pëlqente të provonte, më dha stimuj të tjerë. Ky është një ekip, që shkoi pranë ëndrrës dy herë, tani uroj të jetë e treta e vërteta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat