Drita pa shpresa në Malmo

Futboll

Drita pa shpresa në Malmo

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2018 Në ora: 17:02
Pamje nga atmosfera në Mitrovicë javën e kaluar

Kampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, ka udhëtuar për në Suedi, që të ballafaqohet me Malmon, në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë eliminatorë të Champions League në futboll. Gjithsesi se Drita është pa shpresa në përballje me kampionin suedez, por synimi është që të lënë përshtypje të mirë. Bardhekaltrit e humbën ndeshjen e parë me rezultat 3:0 nga Malmo, e cila ishte zhvilluar javën e kaluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Ndeshja luhet nesër në stadiumin “Swedbank” në Malmo, në orën 19.00 dhe drejtohet nga gjyqtarët e Luksemburgut: Laurent Kopriwa, Claude Ries, Gilles François Becker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat