Hysaj kapiteni i ri i Napolit

Futboll

Hysaj kapiteni i ri i Napolit

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 13:46
Elseid Hysaj

Nga zërat e merkatos te shiriti i kapitenit.

Elseid Hysaj, në fillim të kësaj merkatoje transferimesh, lidhej ngushtë me trajnerin Sarri dhe transferimi i tij në Londër, e afronte edhe shqiptarin me një udhëtim drejt “Bluve të Londrës”.

Trajneri Ancelotti ka debutuar me napolitanët, duke mposhtur 4-0 skuadrën e Gozanos. Ruiz, Grasi, Verdi nga pika e bardhë dhe Ounas kanë plotësuar “pokerin” për debutimin e Ancelottit.

Elseid Hysaj ka qenë një nga titullarët në këtë takim. Edhe me Ancelottin, shqiptari përllogaritet si i pazëvendësueshëm deri më tani te napolitanët.

Në startin e pjesës së dytë, pasi trajneri kishte bërë shumë zëvendësime, shqiptari ka zbritur në fushë me fashën e shiritit të kapitenit në krah.

Gjest vlerësimi nga trajneri Ancelotti për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, i cili edhe një herë konfirmon rëndësin e tij në skuadrën napolitane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat