Emrat që sfiduan Serbinë në vitin 1996-97! Gjatë vizitës te Presidenti historik dr. Rugova

Futboll

Emrat që sfiduan Serbinë në vitin 1996-97! Gjatë vizitës te Presidenti historik dr. Rugova

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2018 Në ora: 13:08
Foto e paparë deri me tash, emrat që sfiduan Serbinë në vitin 1996-97! Gjatë vizitës te Presidenti historik dr. Rugova

Para 22 viteve Kosova ishte në terr të informimit, ishte  e okupuar dhe e sulmuar nga të gjitha anët nga okupatori serb.  Shqiptarët qysh në fillim të viteve të 90-ta ishin përzënë nga puna, nga objektet shkollore e universitare, ishin dëbuar nga palestrat dhe stadiumet sportive. Sporti frymonte ashtu si mundej, duke u organizuar në fusha të improvizuar dhe sportistët ishin të përndjekur, të rrahur madje ka pasur edhe të vrarë nga milicia kriminale serbiane. Një fotografi sa një mijë fjalë, në vitin 1996-97, foto e paparë deri me tash, emrat që sfiduan Serbinë.

Kjo fotografi u bë gjatë një vizite të asaj kohe te presidenti historik i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova. “Kjo është një foto e një vizite nga anëtarët e Federatës së Sporteve të Kosovës te Presidenti dr. Ibrahim Rugova. Ne foto janë anëtarët e kryesisë së Federatës së Sporteve të Kosovës gjatë vitit 1996/97.

Pjesa dërrmuese janë prej vitit 1990, kurse në vitin 1997 janë kyq Behlul Beqa dhe Besim Hasani”, bëri të ditur një burim për gazetën kombëtare “Bota sot”. Në foto shihet përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në futboll në atëkohë, Bylbyl Sokoli, krahas tij janë edhe Agim Islami, Agim Kasapolli, Mazllum Belegu (kryetar i asaj kohe), Besim Hasani, Agim Bytyçi, Belul Beqa etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat