Shifra e çmendur, nuk do ta besoni sa vlen një postim i Ronaldos në rrjetet sociale…

Futboll

Shifra e çmendur, nuk do ta besoni sa vlen një postim i Ronaldos në rrjetet sociale…

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 12:19
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo zbriti sot me një avion privat në Torino me të dashurën e tij para prezantimit zyrtar me Juventus në orën 17.40 të mbasdites.

Ylli portugez kaloi për 105 mln euro nga Real Madridi te Juventus. Ronaldo është pritur nga qindra tifozë në aeroport.

Mbërritja e Ronaldos në Torino ka entuziazmuar jo vetëm tifozët por edhe mediat italiane që kanë përcjellë kuriozitete nga jeta e tij, marrëdhënia me nënën dhe fëmijët, pasioni i tij për makinat e deri tek ndjekësit e tij në rrjetet cociale.

Corriere della Sera madje ka bërë një përllogaritje se sa vlen cdo postim i tij në rrjetet sociale.

CR7 ka 135 milion ndjekës në Instagram, 122,7 milion në Facebook, 74,2 milion në Twitter. Gjithsej 330 milion përsona që e ndjekin. Çdo postim i tij në mediat sociale vlen…500 mijë euro…Ndërsa Juventus në rrjetet sociale ka 32,6 milion miq në Facebook, 10,1 milioni ndjekës në Instagram, 7,5 milion në Twitter.

Diferenca mes skuadrës dhe Ronaldos është e madhe…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat