Tifozët e Juventusit i luten Ronaldos

Futboll

Tifozët e Juventusit i luten Ronaldos

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 11:18
Cristiano Ronaldo

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka mbërritur sot në “J Medical” për të kryer testet mjekësore te klubi i Juventusit.

Rreth 200 tifozë ishin të pranishëm në qendrën mjekësore ku kori që dëgjohej nga ana e tyre ishte “Cristiano, na sill Championsin!”.

Ronaldo do të zhvillojë në orën 18:30 konferencën e parë të shtypit si juventin, e cila do të transmetohet nga 30 televizione nga e gjithë bota.

Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm plot 200 gazetarë, të cilët do të tentojnë t’i drejtojnë pyetje yllit portugez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat