Higuain kalon tek Milani?

Futboll

Higuain kalon tek Milani?

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 10:48
Gonzalo Higuain

Dje, mediat italiane shkruanin për një transferim të Gonzalo Higuain te Milani, një goditje e bujshme, nëse operacioni shkon përpara.

Sidoqoftë, tani për tani të gjithë presin të dinë rezultatin e ankesës në CAS për përjashtimin nga “Europa League”, masë e vendosur nga UEFA. Në shtëpinë e kuqezinjve, “El Pipita” me të vërtetë duket të jetë më shumë se thjesht një ide e thjeshtë.

Pasi ka marrë zyrtarisht kontrollin e klubit, fondi “Elliott” nuk dëshiron t’i lërë tifozët kuqezinj duartbosh, pa një goditje të madhe e me plot efekt në merkato. Identikiti korrespondon, sipas “Corriere dello Sport”, me sulmuesin argjentinas të Juventusit, i destinuar për t’u larguar Torino, pas ardhjes së Cristiano Ronaldos.

Baza mbi të cilën marrëveshje është e mundshme: Milani të paguajë 55 deri në 60 milionë euro, një shifër që do t’i lejonte bardhezinjtë të mos dilnin me humbje, edhe pse e blenë dy vite më parë për 90 milionë euro. Prioritet i “Elliott” mbetet për të përcaktuar strukturën drejtuese të kuqezinjve si klub, ndërsa është veçanërisht e qartë se president duhet të jetë Paolo Scaroni.

Zyrtari në fjalë arrin të shtunën në kuvendin e aksionarëve dhe do të shpërndajë dyshimet mbi të ardhmen e bordit aktual të drejtorëve. Pasi të vendosë secilin në vendin e vet, në drejtim, atëherë pritet të ushqehet ëndrra për Higuain. Paraprakisht, duhet sqaruar edhe ardhmja e Nikola Kaliniç, që duket afër kalimit tek Atletico Madrid, edhe pse ndoshta do të nevojitet huazimi fillimisht, me kushtin e blerjes përfundimtare të kroatit për 20 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat