Tifozët e Milan për ish-trajnerin: Duam burra të vërtetë, ai nuk është i tillë

Futboll

Tifozët e Milan për ish-trajnerin: Duam burra të vërtetë, ai nuk është i tillë

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 08:45
San Siro

E ardhmja e Leonardo mund të jetë akoma me ngjyra kuqezi. Pas pesë vitesh të kaluara me Milan si futbollist dhe një si trajner, braziliani ka përfunduar në shënjestrën e Elliott. Ka eksperiencë ndërkombëtare dhe e njeh shumë mirë ambientin dhe fondi amerikan kërkon t’i besojë një rol të ri në strukturat e klubit që do të përcaktohen 21 korrikun e ardhshëm në asamblenë e aksionarëve.

I konsideruar gjithmonë një “tradhtar” pasi pranoi të drejtonte Inter-in, kthimi i tij i mundshëm te Milan nuk është pëlqyer aspak nga tifozeria kuqezi. Pas koreografive të ndryshme dhe thirrjeve kundër brazilianit gjatë viteve, tifozeira ultras e “Djallit”, ka publikuar një komunikatë që i drejtohej Elliott, ku kërkohet të mos merret parasysh ideja Leonardo:

“Pronarëve të rinj u kërkojmë vetëm që të shikojnë historinë kuqezi, duke mos harruar çfarë është bërë nga persona si Leonardo, që ka ditur vetëm të pështyjë mbi këto ngjyra, siç kemi treguar në koreografinë tonë të famshme gjatë derbit. Na duhen burra të mëdhenj me fe milaniste dhe Leonardo nuk është nga këta, duke parë se ka zgjedhur të tradhtojë popullin kuqezi”.

Një mesazh i qartë i tifozëve të Milan, por a do të dëgjohet nga fondi amerikan?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat