“Kudo që të shkojë unë, ai duhet të më ndjekë…”

Futboll

“Kudo që të shkojë unë, ai duhet të më ndjekë…”

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 07:02
Eden Hazard

Një situatë kaotike te Chelsea gjatë 24 orëve të fundit. Sarri konfirmohet si trajneri i ri, Jorginho si blerja e parë e merkatos dhe Thibaut Courtois i bashkohet Eden Hazard te lista e lojtarëve që duan të largohen.

Hazard ka tronditur Stamford Bridge menjëherë pas ndeshjes me Anglinë për vendin e tretë duke u shprehur qartë se kërkon të largohet nga klubi.

Dhe Courtois i bashkohet bashkëkombësit të tij duke u shprehur se është gati të largohet. Portieri ka muaj që egocion rinovimin me Chelsea-n, me kontratën që i skadon verën tjetër.

Nëse belgu nuk arrin marrëveshjen ai mund të largohet verën e ardhshme e parametra zero, kështu që Chelsea duhet të veprojë.

“Do të flas me klubin, të shohim çfarë do të ofrojë. Në ditët e ardhshme do të flas me agjentin tim dhe të shoh se çfarë i ka thënë Chelsea.

“Por jam mirë te Chelsea, nuk është se dua të largohem me patjetër pasi më pëlqen Londra.

“Por kudo që të shkoj, Eden duhet të më ndjekë. Nuk do të ndahemi nga njëri-tjetri.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat