Agjenti shqiptar e ndërmjetëson shitjen e dy yjeve të Juventusit në Chelsea

Futboll

Agjenti shqiptar e ndërmjetëson shitjen e dy yjeve të Juventusit në Chelsea

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 00:19
Daniele Rugani dhe Gonzalo Higuan

Juventusi dhe Chelsea kanë nisur bisedimet për Daniele Ruganin dhe Gonzalo Higuanin, me ndërmjetësimin e agjentit me origjinë shqiptare, Fali Ramadanit, raporton Sportitalia.

Maurizo Sarri është përfundimisht trajner i Chelseat dhe me vete ka marrë edhe Jorginhon nga Napoli, por vetëm tani ka nisur procesin e transferimit të ekipit.

Sportitalia raporton se Fali Ramadani – i cili e ndërmjetësoi edhe emërimin e Sarrit në stolin e të kaltërve nga Londra – tani është duke negociuar me Juventusin për dyshen.

Higuain dhe Rugani kanë luajtur nën urdhrat e Sarrit në të kaluarën dhe trajneri tani dëshiron të ribashkohet me ta në Chelsea.

Mendohet se londinezëve do t’i kushtojë dyshja 100 milionë euro, 60 Higuain dhe 40 Rugani.

Fali Ramadani është agjent me origjinë shqiptare i lindur në Tetovë të Maqedonisë. Ai është bashkëpronar i Lian Sports, kompanisë për menaxhimin e futbollistëve dhe menaxher i shumë futbollistëve ballkanas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat