Anderson zyrtarisht te West Ham, blerje rekord për klubin londinez

Futboll

Anderson zyrtarisht te West Ham, blerje rekord për klubin londinez

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 22:10
Felipe Anderson

Felipe Anderson është zyrtarisht një lojtar i West Ham duke u bërë blerja më e shtrenjtë në histori për klubin londinez që po zhvillon një merkato të fuqishme këtë verë.

Blerja e kartonit të Anderson nga Lazio i ka kushtuar arkave të West Ham 33,5 milionë paund shifër që mund të shkojë deri në 42 milionë paund në bazë të paraqitjeve të lojtarit me fanellën e West Ham.

Një biznes i shkëlqyer i Igli Tares drejtorit sportiv të Lazios, i cili e bleu Andersonin nga Santos për vetëm 8 milionë euro, një plusvalencë e konsiderueshme kjo për një lojtar që nuk e kishte të sigurtë vendin në formacion te skuadra bardhekaltër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat