Sarri do largimin e Moratas e Giroudit për të transferuar Higuainin

Futboll

Sarri do largimin e Moratas e Giroudit për të transferuar Higuainin

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 18:20
Giroud -Morata (Getty Images)

Maurizio Sarri është duke menduar rreth përforcimit të skuadrës së tij të re, Chelseat, në afatin kalimtar veror.

Menaxher i ri i Chelseat, Maurizio Sarri dëshiron një ribashkim me sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain.

Sipas mediumit britanik The Mirror, trajneri italian është gati të heqë dorë nga shërbimet e Alvaro Moratas dhe Olivier Giroudit për argjentinasin.

Sarri kishte Higuainin nën urdhra te Napoli dhe shpreson të nënshkruajë një marrëveshje me Juventusin për të siguruar një ribashkim me të.

Trajneri italian mund të ofrojë spanjollin Morata për një rikthim në Torino si karrem të marrëveshjes mes dy skuadrave.

Ardhja e Higuain ka të ngjarë të shënojë fundin e kohës së shkurtër edhe të Giroudit në Stamford Bridge, i cili u transferua në janar nga Arsenali.

Ndryshe, Sarri u zyrtarizua te Chelseat gjatë ditës së shtunë dhe tashmë ka transferuar yllin e tij te Napoli, Jorginho.

Në anën tjetër, të ardhmen e sigurt nuk e kanë shumë yjet si Eden Hazard, Thibaut Courtois e N’Golo Kante që po kërkohen nga skuadrat e mëdha evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat