Cristiano Ronaldo mbërrin në Torino

Futboll

Cristiano Ronaldo mbërrin në Torino

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 18:09
Ronaldo mbërriti sot në Caselle të Torinos me aeroplan privat

Cristiano Ronaldo ka mbërritur në Torino, para kompletimit të transferimit të tij në Juventus nga Real Madridi.

Ronaldo mbërriti sot në Caselle të Torinos me aeroplan privat, njofton faqja zyrtare e Juventusit në Twitter.

Portugezi pritet t’iu nënshtrohet testeve mjekësore nesër gjatë ditës para se të prezantohet para mediave si lojtar i “Zonjës së vjetër”.

Ronaldo i është bashkuar Juventusit nga Real Madridi për 112 milionë euro, dhe do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej 30 milionë euro.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat