Mourinho sulmon yllin e Anglisë: Duhet të luante Vardy, Rashford ose Welbeck para tij

Futboll

Mourinho sulmon yllin e Anglisë: Duhet të luante Vardy, Rashford ose Welbeck para tij

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 14:19
Jose Mourinho

Jose Mourinho, në rolin e analistit për televizionin rus RT, ka sulmuar futbollistin e Manchester City, Raheem Sterling, për paraqitjen e dobët në Botërorin "Rusi 2018".

Tekniku i Manchester United  u shpreh se sulmuesi nuk meritonte të ishte titullar në ndeshjen ndaj Belgjikës për vendin e tretë.

“Nuk kaloi një turne aq të mirë sa të zgjidhej përpara Vardy, Welbeck apo Rashford, lojtarë që me shumë mundësi janë në kondicion më të mirë fizik dhe psikologjik,” shprehet portugezi i United.

Sterling ka qenë titullar në gjashtë ndeshje për Anglinë në Rusi, por nuk arriti të shënonte asnjë gol.

Mourinho ka një koment dhe për portierin e kombëtares angleze.

“Gjithashtu, mendoj se edhe portieri duhet të ishte zëvendësuar. Është për të ardhur keq që një prej Pope dhe Butland nuk luajti në portë,” shtoi Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat