Joao Mario pranë kalimit te “parajsa portugeze” në Premier League

Futboll

Joao Mario pranë kalimit te “parajsa portugeze” në Premier League

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 14:14
Joao Mario

Inter kërkon me çdo kusht të shesë Joao Mario dhe Wolverhampton Wanderers mund të arrijë marrëveshjen brenda ditëve të ardhshme pasi lojtari refuzoi Bournemouth.

Portugezi 25-vjeçar është blerë nga Sporting për 40 mln euro më 2016, por nuk ka arritur të bëjë asnjë impakt me Ziklatrit.

Ai është huazuar te West Ham fazën e dytë të sezonit të kaluar por klubi londinez nuk shfrytëzoi opsionin për ta blerë përfundimisht.

Tani beIN Sports pretendon se marrëveshja me Wolves është shumë pranë, teksa klubi i sapo ngjitur në Premier League po kthehet në një parajsë të vogël portugeze.

Joao Mario do të ishte portugezi i shtatë në skuadër, pa harruar edhe trajneri Nuno Espirito Santo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat