Sarri largon sulmuesit e dështuar të Conte, kërkon Gonzalo Higuain

Futboll

Sarri largon sulmuesit e dështuar të Conte, kërkon Gonzalo Higuain

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 11:55
Ilustrim

E ardhmja e sulmuesit spanjoll Alvaro Morata dhe atij francez Olivier Giroud duket se do të jetë larg Chelsea, pasi të dy lojtarët, që sezonin e fundit nuk kanë dhënë atë që pritej, nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Maurizio Sarri. Madje ky i fundit synon që me paratë që do të mbliedhen nga shitja e dy lojtarëve do të afrojë në skuadër sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain.

Lajmi konfirmohet nga mediat britanike, që konfirmojnë se trajneri italian, i prezantuar 48 orë më parë, ka nisur të kryejë lëvizjet e para të merkatos. Ardhja e Gonzalo Higuan konsiderohet si e rëndësishme për Sarri, që kërkon një sulmues me përvojë në arenën ndërkombëtare dhe mbi të gjitha e njeh mjaft mirë, pasi e ka patur te Napoli 3 sezone më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat