“Ronaldo mund të vinte te Napoli, menaxheri Mendes na e ofroi edhe ne”

Futboll

“Ronaldo mund të vinte te Napoli, menaxheri Mendes na e ofroi edhe ne”

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 11:12
Cristiano Ronaldo

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka befasuar sot në një intervistë për të përditshmen italiane “La republica”, ku u shpreh se sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo mund të kishte përfunduar te skuadra e tij dhe jo te Juventusi. Arsyeja? Menaxheri i sulmuesit ka biseduar me De Laurentiis duke i ofruar lojtarin.

“Telefonata nga ana e Mendes u bë pasi Ancelotti erdhi te Napoli dhe dihet që ai është një mik i Ronaldos”, tha presidentin napoletan.

Por numri 1 i Napolit pranon se shuma prej 350 milionë eurosh që u kërkua në total nga Reali dhe Ronaldo nuk ishte e përballueshme nga klubi i tij. “Ne formuluam edhe një ofertë dhe do ta paguanin CR7 me përqindje, në bazë të arkëtimeve që do të garantonte ardhja e tij. Por 350 milionë euro që investoi Juventusi janë larg mundësive tona, pasi do të rrezikonim që klubi të falimentonte”, tha De Laurentiis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat