Sandro largohet, vjen Marcelo?

Futboll

Sandro largohet, vjen Marcelo?

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 08:45
Sandro, Marcelo

Raportimet e mediave vazhdojnë të këmbëngulin se Alex Sandro është gati për një transferim në Paris Saint-Germain, i cili do të hapte derën e afrimit të Marcelos te Juventusi.

Mbrojtësi brazilian i Juventusit është i preferuari i gjigantit francez për krahun e majtë të mbrojtjes.

Sipas mediave në Francë, PSG tashmë ka rënë dakord me kushtet personale dhe të dy klubet mund të diskutojnë një transferim të mundshëm.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur se një ofertë 40 milionë euro është refuzuar nga Zonja e Vjetër dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të kemi një ofertë të re.

Alex Sandro ka qenë gjithashtu i lidhur me Manchester United, Chelsea dhe Manchester City, kështu që transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë.

Megjithatë, nëse braziliani do të largohet nga Torino, zëvendësimi i tij ka gjasa të jetë pikërisht një bashkëkombës i tij.

Është fjala për mbrojtësin e njohur të Real Madridit, Marcelo, i cili ka fituar gjithçka me Mbretërit.

Nuk është sekret se Marcelo dhe Cristiano Ronaldo janë miq të fortë dhe ata mund të ribashkohen pas kohës së tyre së bashku në Real Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat