Hazard: Ka ardhur koha për ndryshim, klubi di gjithçka

Futboll

Hazard: Ka ardhur koha për ndryshim, klubi di gjithçka

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 21:17
Eden Hazard

Ylli i Belgjikës është shprehur për gazetarët pasi mposhti Anglinë për vendin e tretë të Kupës së Botës se është gati të largohet dhe ka një tjetër klub në mendje.

Real Madrid e ka përjashtuar kategorikisht blerjen e Neymar dhe Mbappe.

Por ish-lojtari i Lille padyshim që është në radarin e tyre dhe me komentet pas ndeshjes ka konfirmuar gjithçka.

“Pas gjashtë viteve të mrekullueshëm te Chelsea mbase ka ardhur koha të zbuloj diçka ndryshe.

“Unë mund të vendos nëse dua të largohem apo të qëndroj – por në fund është Chelsea që merr vendimin final – nëse do të më lejojë të largohem. Ju e dini destinacionin tim të preferuar.”

Në Spanjë raportojnë se Los Blancos janë gati të paguajnë 170 mln euro për Eden Hazard. Ai mund të bëhej futbollisti i tretë më i shtrenjtë i historisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat