Oferta e çmendur, Neymar do të bëhet më i paguari në histori

Futboll

Oferta e çmendur, Neymar do të bëhet më i paguari në histori

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 20:05
Neymar

Çështja e Neymar sa vjen e ngatërrohet. Në fillim e kërkonte Real, tani ai thuhet të jetë pranë rinovimit.

Kampionët e Francës, Paris Saint-Germain, raportohet se janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re brazilianit.

Dhe jo një kontratë dosido, por një që do e bënte lojtarin më të paguar të historisë.

Pikërisht 50 mln euro në sezon thuhet të jetë shifra që kërkon të ofrojë PSG.

Kjo vjen pasi Real Madrid së fundmi ka mohuar zërat se është interesuar për lojtarin, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë kontakt me PSG për të blerë brazilianin.

Sezonin e ardhshëm ama, hyn në fuqi një klauzolë e cila do ta lejonte Madridin të paguante 222 mln euro për brazilianin, aq sa pagoi PSG për të verën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat