Ronaldo do të shënojë 50 gola me Juventus

Futboll

Ronaldo do të shënojë 50 gola me Juventus

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 17:51
Ronaldo

Ish-presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon, i cili e mori CR7 nga Manchester United para se të largohej nga klubi, ka kritikuar mënyrën sesi Florentino Perez ka menaxhuar situatën me portugezin.

“Nuk duhej shitur në asnjë mënyrë, ka qenë një gabim i madh”, ka thënë Calderon. “Do të shënojë 50 gola në Itali”.

“Është një gabim i pafalshëm, që Real do ta paguajë shtrenjtë. Të gjithë flasin për Mbappe dhe Neymar, por të dy janë shumë larg nivelit të Ronaldo-s”.

“Në Itali do të fitojë trofe të tjerë dhe do të realizojë më shumë se 50 gola, tani Juventus mund të synojë me të vërtetë Champions League”.

“Më i forti i të gjithë kohërave? Është në një nivel me Di Stefano, Pele dhe Cruijff. Dhe nuk e harroj Messi-n”, ka përfunduar Calderon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat