Matteo Darmian, midis Interit dhe Juventusit

Futboll

Matteo Darmian, midis Interit dhe Juventusit

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 15:51
Matteo Darmuian

Te Manchester United largimet sapo kanë filluar.

Manchester United po punon, gjithashtu, për “pastrimin e dollapëve” nga lojtarët e panevojshëm, që nuk janë në planet e trajnerit Jose Mourinho. 

Sipas “BBC”, tani është bërë fakt i kryer kthimi i Daley Blind tek Ajax. Për mbrojtësin 28-vjeçar hollandez, i cili arriti në “Old Trafford” në vitin 2014, “Djajtë e Kuq” do të mbledhin 20 milionë euro.

Drejt lamtumirës, gjithashtu, është Matteo Darmian. Ish-kapiteni i Torinos mund të kthehet në Itali, me Interin dhe Juventusin, që kanë mbetur në gjurmët e tij. 

Të dyja klubet e Seria A do të dëshironin ta huazonin fillimisht Darmian, me të drejtën e blerjes, ndërsa Manchester United ka në plan vetëm shitjen e mbrojtësit, i cili nuk është më pjesë e planeve të José Mourinhos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat