Jorginho “tradhton” City-n, Guardiola ka gati dy alternativat

Futboll

Jorginho “tradhton” City-n, Guardiola ka gati dy alternativat

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 15:36
Pep Guardiola

Mateo Kovacic dhe Mario Lemina të dy kanë qenë në radarët e Pep Guardiola-s në 12 muajt e fundit.

Ata të dy shihen si zëvendësuesit idealë të Yaya Toure dhe eventualisht Fernandinho-s pas kolapsit të marrëveshjes me Jorginho-n.

Blutë kanë bindur mesfushorin të zgjedhë Stamord Bridge, pas emërimit të Sarri-t si trajneri i ri.

Tani City kthen kokën tek alternativat, dhe Kovacic me Lemina kanë impresionuar Guardiola-n.

Kovacic është pjesë e Kroacisë, e cila luan në finalen e Botërorit ndaj Francës ditën e diel.

24-vjeçari kërkon të largohet nga Real Madrid pas minutave të pakta që i janë ofruar gjatë sezonit të kaluar. Ndërkohë Lemina ka qenë blerja rekord e Southampton sezonin e kaluar kur u mor për 22 mln euro.

Gjithsesi edhe ai nuk ka kaluar një sezon të mirë, me Southampton që vetëm në ndeshjet e fundit siguroi qëndrimin në Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat