Nuk do të ketë prezantim madhështor për Ronaldon

Futboll

Nuk do të ketë prezantim madhështor për Ronaldon

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 12:15
Cristiano Ronaldo

Juventus ka vendosur të mos bëjë një prezantim special për Cristiano Ronaldon.

Përforcimi më i shtrenjtë në histori të “Bianconerëve” dhe futbollit italian, të hënën do të prezantohet te skuadra e tij e re.

Por, Juventus nuk e ka shkelur traditën as për ardhjen e Ronaldos.

Në histori të klubit nga Torino, asnjë futbollist nuk ka marrë prezantim special.

Platini, Baggio, Zidane, Nedved, Buffon ose Higuain, andaj e njëjta do të vlejë edhe për Ronaldon.

Ronaldo do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore gjatë ditës kurse nga ora 18:30 do të paraqitet në konferencë për media si futbollist i ri i Juventusit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat