Reali duhet të përfundojë shpejtë punën me Mbappen

Futboll

Reali duhet të përfundojë shpejtë punën me Mbappen

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 10:41
Kylian Mbappe

Christian Karembeu ka paralajmëruar Real Madrid se duhet të jetë i shpejtë, nëse do të nënshkruajë me Kylian Mbappe si zëvendësues për Cristiano Ronaldon.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” u largua nga “Bernabeu” më parë, këtë javë, për të kompletuar një transferim prej 100 milionë eurosh te Juventusi, diçka mahnitëse e botës së futbollit në proces.

Real Madridi tani ka një zbrazëti për të mbushur, me yllin e Chelsea, Eden Hazard, atë të PSG-së, Kylian Mbappe, me sa duket mes kandidatëve të preferuar për të zëvendësuar Ronaldon.

Karembeu, një fitues i Kupës së Botës me Francën në vitin 1998, por edhe një lojtar i Real Madridit gjatë karrierës së tij profesionale, nuk mendon se marrja e 19-vjeçarit do të jetë një ushtrim i drejtpërdrejtë.

“Ai është një fenomen. Nëse Real Madridi dëshiron të nënshkruajë me të, atëherë duhet të veprojë shpejt”, – tha Karembeu në një aktivitet të organizuar nga “Save the Dream”, një organizatë bamirësie që mbështet dhe inkurajon përfshirjen e të rinjve në sport.

Mbappe, i cili nënshkroi me PSG-në për 160 milionë euro nga Monako, ka shpërthyer në Kupën e Botës, ku ka qenë një nga lojtarët më tërheqës të Francës, duke shënuar në mënyrë të veçantë dopietë kundër Argjentinës, në fitoren 4-3 ndaj amerikano-jugorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat