Barcelona pas Hazardi-t

Futboll

Barcelona pas Hazardi-t

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 09:31
Eden Hazard

Gjiganti spanjoll është shumë i interesuar që ta blejë belgun, për të forcuar radhët pas dy largimeve të rëndësishme nga skuadra.

Ylli i Chelsea Eden Hazard është objektivi  kryesor i Barcelonës  për këtë afat kalimtar.

Katalunasit tashmë kanë arritur akord me Arthur Melo, por edhe pse ishin shume afër ata kanë dështuar në blerjen e Antoine Griezmann.

Në anën tjetër ata  kanë mbetur pa shërbimet e dy mesfushorëve, Paulinho që është kthyer në Kinë dhe Andres Iniesta që ka shkuar në Japoni që vitin e kaluar ishin lojtar kyç të skuadrës.

Për të mbushur zbrazësin e lërë nga këta të dy Barcelona do të mundohet të transferoj belgun e Chelsea-s, Eden Hazard por një gjë e tillë do të jetë shumë e vështirë, pasi Roman Abramovich nuk do ta lëshoj lehtë lojtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat