Intervista e plotë e Shaqirit: Dua të fitojë tituj

Futboll

Intervista e plotë e Shaqirit: Dua të fitojë tituj

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 00:06
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri beson se Liverpooli është në pozitë të mirë për të arritur sukses në sezonet që do të vinë derisa ai synon tituj pasi është bashkuar me klubin me një kontratë afatgjate

Sulmuesi kosovar kompletoi testet mjekësore dhe arriti marrëveshje me Reds duke ardhur nga Stoke City sot, e që është prurja e tretë në Anfield këtë verë.

Shpejt, pasi ai fillojë intervistën për Liverpoolfc.com për herë të parë zyrtarisht si lojtar i Liverpoolit ai tregojë ambiciet e tij për tituj: dëshirën e tij për të fituar sa më shumë të tillë.

Shaqiri po ashtu ka treguar se ka respekt të madh për Jurgen Kloppin si njeri dhe si menaxher, derisa ka shpjeguar edhe momentet e tij me Mohamed Salah gjashtë vite më parë dhe ndjenjën e tij kur shënoi golin e parë para Kopit.

Mirësevjen në klubin e futbollit Liverpool – sa jeni të lumtur me arritjen e kësaj marrëveshje?

S’pari, falëminderit. Jam shumë i lumtur këtu. Është një klub i madh me një histori të madh, lojtarë të mëdhenj dhe me një trajner fantastik. Kështu që jam i lumtur që jam këtu.

Keni pasur mundësi të zgjidhni këtë verë, pse zgjodhët Liverpoolin?

Si lojtar gjithmonë jam adhurues i skenave të mëdha të futbollit. Vite më parë dëshiroja të vija këtu por nuk ndodhi. Jam me të vërtetë i lumtur që me në fund jam këtu. Dua të përmirësohem edhe vetvetiu, dëshirojë të jap më të mirën, dëshirojë të fitojë tituj. Për këtë kam ardhur.

A keni shpresuar gjithmonë se kjo do të ndodh?

Natyrisht isha i zhgënjyer. Në atë kohë klubi i imë nuk dëshironte që unë të largohesha. Tani jam i lumtur që jam këtu dhe mëzi pres që të fillojmë.

Jurgen Klopp thotë se ky është vendi perfekt për ju që ta tregoni veten. A është edhe kjo një pjesë e asaj se pse dëshet të vinit këtu?

E njoh trajnerin nga Gjermania, kur ishte në Dortmund. Ne luanim kundër njëri-tjetrit – unë me Bayern – dhe ato ishin gjithmonë ndeshje të mëdha. Ishte një kthesë e madhe për mua të vijë këtu, për shkak të këtij trajneri. Më pëlqen futbolli i tij, si luan dhe si e menaxhon skuadrën. Gjithmonë kam qenë admirues i tij dhe jam i lumtur që jam bashkuar me të.

A është personaliteti i tij apo stili i tij i trajnimit karshi lojtarëve apo si?

Ai ka një personalitet të madh. Gjëja më e rëndësishme është që të fitosh ndeshje dhe gara. Ai është i uritur për ta bërë këtë. Qëkurse ka ardhur këtu ju mund ta shikoni sa ka përparuar kjo skuadër. Ata kanë në rrugën më të mirë për të fituar tituj dhe ja pse unë jam këtu – dua të fitojë titull. Mendojë që ne mund të arrimë shumë.

Ju dëshironi të përmirësoheni dhe ai është specialist për t’i përmirësuar lojtarët, ku dëshironi të përmirësoheni më shumë?

Ata kishin një sezon të mirë sezonin e kaluar. U mërzitat shumë kur humbën në finale të Ligës se Kampionëve; por ky është futbolli ndonjëherë. Unë po shikojë për sezonin e ri! Shpresojë që ne do ja dalim mirë se bashku dhe besojë që në fund do të kemi disa trofe në duart tona.

Kjo është hera e parë që ndryshoni klubet brenda një vendi – a mendoni që do ju ndihmojë kjo gjë?

Kam luajtur tri vite në Stoke dhe e njoh ligën. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam një lojtarë që dëshiron të përmirësohet dhe ky është një vend perfekt për muaj që ta ndihmojë skuadrën dhe klubin të fitojë tituj.

Anfield nuk është i ri për ju pasi që keni luajtur tri herë më parë. Çfarë impakti kishte tek ju ai si lojtar kundërshtarë...

Është një stadium i mahnitshëm. Kam luajtur këtu me Stoke dhe e njoh atë – ka një atmosferë madhështore me tifozë madhështorë. Shpresojë që tani ta shijojë dhe të jep më të mirën për skuadrën. Ne duhet ti japim tifozëve gëzim dhe sukses. Ne dëshirojmë të fitojmë ndeshje dhe të jemi të suksesshëm. Si një kundërshtar gjithmonë është vështirë të shkosh në një stadium – e di dhe e dija – kështu që tani jam shumë i lumtur që jam këtu me këtë familje të madh dhe do të luaj kundër skuadrave të mëdha, skuadrave të mira dhe në këtë stadium do ta jap më të mirën nga vetja për të fituar.

Jemi mësuar më festimet e tua me duar. Si mendoni do të jetë ndjenja kur do të shënon para Kop për herë të parë?

Jam i sigurt që do të jetë një ndjenjë e mahnitshme kur do ta shënoi golin e parë para tifozëve. Mëzi pres që të fillojë.

Për momentin ka shumë garë për vende në sulmin e Liverpoolit. A do të punoni për të zënë vend në skuadër.

Në futboll gjithmonë kemi sfida. Natyrisht Liverpool ka top lojtarë, lojtarë shumë të mirë, lojtarë të ri. Është vështirë për të gjithë. Jam i kënaqur që jam këtu dhe besojë në vetveten. Gjëja më e rëndësishme është që të jem në skuadër dhe të fitojmë si skuadër. Nuk janë vetëm 11 lojtarët në fushë, është më shumë se 11 lojtarë të cilët e fitojnë titullin. Jam i kënaqur që do të jem këtu dhe do ta tregojë vetveten.

E njihni Mohamed Salahun pak edhe nga Baseli. Çfarë kujtime keni për kohën e shkurtër që keni kaluar bashkë?

Nuk e njoh aq mirë por ai erdhi në stërvitje dhe prova kur unë isha në Basel. Ai erdhi dy-tri herë në stërvitje, u stërvita më të. Pastaj shkova në Bayern Munich dhe ai qëndroi në Basel. Jam i lumtur që do ta shoh këtu. Ai ka pasur një sezon të mahnitshëm vitin e kaluar dhe shpresojë që edhe sivjet ta këtë të tillë.

Si një sulmues që jeni, sa jeni të impresionuar me atë që ai bëri sezonin e kaluar?

Jam shumë i lumtur për të dhe atë që ai ka bërë sezonin e kaluar ishte mrekulli, ai është një djalë i mirë, shumë i mirë. Gjëja më e rëndësishme për klubin është që të punojmë dhe ai kishte një sezon të mirë. Lojtarët gjithmonë mërziten kur nuk fitojnë trofe por shpresojë që këtë ta bëjnë këtë vit.

Si ishte ta shikonit Liverpoolin sezonin e kaluar si një person neutral?

Bënte një futboll fantatstik me intensitet të lartë. Gjithmonë kam qenë adhurues i Jurgen Klopp këshjtu që jam i lumtur që jam këtu dhe jam pjesë e kësaj skuadre. Mendojë se edhe unë do i përshtatet sistemit të lojës në këtë klub.

Duket se objektivat e juaja janë të qartë: dëshironi të fitoni trofe këtu...

Natyrisht. Dua të fitojë trofe-kjo është ambicia e ime. Tashmë e di si është të fitosh nga përvoja me Bayern Munich kur fituam tripletën dhe ishte një ndjenjë e mahnitshme. Jam i bindur që do të fitojë shumë tituj këtu. Tifozët e meritojnë. Shpresojë që ne do të kemi një sezon të mirë dhe unë  jam i uritur për të fituar tituj.

Cili është mesazhi për tifozët e Liverpoolit pasi që ju bashkuat klubit të tyre sot?

Vetëm dua të ju them se jam shumë i lumtur që jam këtu. Mëzi pres të ju shoh tifozë. Shpresojë që bashkë do të arrim kujtime të mrekullueshme për vitet që do të vinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat