5 vjet burg për Luka Modriqin – Heroi i Kroacisë e gjen veten në pozitë të vështirë

Futboll

5 vjet burg për Luka Modriqin – Heroi i Kroacisë e gjen veten në pozitë të vështirë

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 23:40
Luka Modriq

Siç shkruan gazeta e njohur SkySport, Luka Modriq rrezikon deri në 5 vjet burg për ndërrim të dëshmisë në gjyq, për rastin e kriminelit Zdravko Mamiq.

Në një vizitë të bërë në vendlindjen e tij, në Zarë, gazetari i SkySport tregon sentimentin e bashkëvendësve të Modriqit në prag të lavdisë që pritet të marrë duke qenë në finale të Kupës së Botës kundër Francës. Por, duke ngritur një paralele me Cristiano Ronaldon, aty thuhet që asnjë statujë nuk do t’i ngritet yllit të Real Madridit – përkundër arritjeve të mëdha.

Zdravko Mamiq ishte dënuar me 6 vite e gjysmë burg për përvetësim e shmangie tatimi, ndër tjerash, dhe në këtë rast ishte përfshirë edhe Luka Modriq. Sa i përket Modriqit, në artikullin në fjalë thuhet që në vendlindjen e tij ka grafite ku shahet Modriqi me fjalë të ndyra, pikërisht shkaku i këtij rasti.

Nëse Modriqi shpallet fajtor, e për një rast të tillë ekziston prova e shkruar, atëherë do t’i duhet të vuajë dënimin me pesë vite burg – shkruan SkySport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat