Bale: Isha i zhgënjyer që Zidane më la rezervë në finalen e Ligës së Kampionëve

Futboll

Bale: Isha i zhgënjyer që Zidane më la rezervë në finalen e Ligës së Kampionëve

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 19:53
Gareth Bale i Real Madrid

Nga vendlindja e tij, Gareth Bale, ka folur për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, duke thënë se ishte i zhgënjyer.

Zinedine Zidane e kishte la atë në bankë, gjë që e kishte mërzitur jo pak uellsianin.

“Isha i zhgënjyer, e kam thënë më parë, pasi nuk isha startues”.

“E dija që mund të isha i rëndësishëm në këtë ndeshje, por kështu e ka kjo lojë”.

Në fund mbahet mend goli i bukur i tij i shënuar në këtë ndeshje.

“Ishte e shkëlqyer që shënova ashtu, emocion i pastër, është një nga ato gjëra që nuk mendoni, thjesht e bëni”.

“Gjithmonë kam dashur të shënoj me një goditje të tillë, por të shënosh në këso rastesh… patjetër që ishte vendi i duhur për ta bërë”, ka thënë Bale.

Real Madridi në fund e fitoi ndeshjen me rezultat 3-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat