Radas: Skënderbeun e kam në zemër, nderoj shiritin

Futboll

Radas: Skënderbeun e kam në zemër, nderoj shiritin

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 19:42
Radas: Skënderbeun e kam në zemër, nderoj shiritin

Marko Radas është një prej lojtarëve më me përvojë te Skënderbeu që pranoi të vazhdonte bashkëpunimin me korçarët. Zgjatja e marrëveshjes me bardhekuqtë u duk sikur u komplikua në një moment, por në fund mbrojtësi kroat zgjati dhe për një vit bashkëpunimin me kampionët e Shqipërisë.

“Bisedova me presidentin dhe ramë dakord që të zgjas bashkëpunimin me Skënderbeun, pavarësisht se patëm disa vështirësi në fillim, por i rëndësishëm është përfundimi dhe ai është pozitiv”, deklaroi kroati.

Këtë vit Radas do të mbajë dhe shiritin e kapitenit dhe për të do të jetë një përgjegjësi më tepër për të udhëhequr skuadrën drejt objektivave, për të cilët është mësuar të luftojë gjithmonë.

“Është një përgjegjësi më tepër për mua, pasi Skënderbeun e kam në zemër. Do të vijnë dhe disa lojtarë të tjerë me përvojë për të arritur ato objektiva, që kemi biseduar me presidentin. Shiritin e kapitenit do ta nderoj në çdo ndeshje, pasi e ndjej veten pjesë të kësaj skuadre”, u shpreh Marko Radas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat