Pjesa e 65-të (Trepça në elitën e futbollit ish jugosllav 1977-78): Në vitin 1977, Trepça nga Mitrovica pas 6 humbjeve rresht në elitën e futbollit ish jugosllav, iu kthehet rezultateve pozitive. Me 22 shtator, në javën e tetë, skuadra nga Mitrovica pësoi humbjen e gjashtë, kësaj radhe në Nish me 1:0 nga Radniçki. Seria e humbjeve u ndërpre me sfidën në Mitrovicë (me 24 shtator, java e nëntë), Trepça e mundi me rezultat minimal 1:0 Vojvodinën nga Novi Sadi. Kjo ishte fitorja e dytë pas nëntë jave, e para në javën e dytë kundër Çelikut nga Zenica. Pika e dytë që fituan si mysafir pas Mostarit në duel me Velezhin, ka qenë në Osijek. Në javën e 10-të, me 10 tetor, Trepça luajti baras 2:2 me Osijekun. Dhjetë javë, 2 fitore, 2 barazime e 6 humbje, gjithsej 6 pikë. Të dielën (me 15 korrik) do të lexoni për fitoren e tretë, kundër klubit të njohur boshnjak.
Java 8 – 1977
Me 22 shtator
Borci (B)- Velezhi 4.1 (3:0)
Sarajeva- Dinamo (Z) 1:1 (1:1)
Osijeku- OFK Beogradi 1:2 (1:2)
Rijeka - Slloboda 0:0 (0:0)
Zagrebi - Buduçnosti 3:1 (2:1)
Olimpia - Hajduku 2:0 (0:0)
Partizani - Çeliku 5:1 (4:0)
Radniçki - Trepça 1:0 (0:0)
Vojvodina - Crvena Zvezda 2:0 (0:0)
Java 9
Me 24 shtator
Crvena Zvezda - Osijeku 4:1 (3:1)
Me 25 shtator
Buduçnosti - Partizani 0:1 (0:0)
Çeliku – Borci (B) 1:4 (1:2)
Dinamo (Z) - Olimpia 1:1 (1:0)
Hajduku - Zagrebi 3:1 (0:1)
OFK Beogradi - Sarajeva 2:0 (1:0)
Slloboda - Radniçki 3:1 (2:1)
Trepça - Vojvodina 1:0 (0:0)
Velezhi - Rijeka 4:1 (2:0)
Me 5 tetor
Crvena Zvezda- Rijeka 4:0 (4:0)
Java 10
Me 9 tetor
Borci (B) - Buduçnosti 2:2 (1:1)
Sarajeva - Crvena Zvezda 1:3 (1:1)
Osijeku - Trepça 2:2 (1:1)
Rijeka - Çeliku 2:1 (2:1)
Zagrebi- Dinamo (Z) 0:1 (0:0)
Olimpia - OFK Beogradi 4:2 (3:0)
Partizani - Hajduku 0:0 (0:0)
Radniçki - Vojvodina 3:2 (1:1)
Slloboda - Velezhi 2:1 (1:1)