Largohet nga Interi

Futboll

Largohet nga Interi

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 17:30
Armand Rada

Pasi fitoi turneun e Viareggios dhe u shpall kampion Italie në kategorinë Primavera me Interin, mesfushori i talentuar shqiptar Armand Rada i ka dhënë përfundimisht lamtumirën klubit zikaltër duke u transferuar në Lega Pro te skuadra e Renates. Mesfushori i cili sëfundmi është grumbulluar edhe në kombëtaren e 21-vjeçarëve të Shqipërisë do të tentojë të hedh hapat e parë në futbollin e të rriturve pikërisht në kategorinë e tretë italiane me Renate një klub që beson shumë te lojtarët e rinj dhe i përmirëson ata për të qenë gati për ekipe më të mira në të ardhmen. Ishte vetë klubi i Interit që komunikoi në faqen zyrtare shitjen e Armand Radës te Renate pa bërë publike shifrat e transferimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat