Shaqiri lamtumirë Stoke Cityt, i bashkohet klubit të madh!

Futboll

Shaqiri lamtumirë Stoke Cityt, i bashkohet klubit të madh!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 korrik 2018 Në ora: 14:42
Shaqiri lamtumirë Stoke Cityt, i bashkohet klubit të madh!

Raportohet nga disa mediume angleze se çështja e Xherdan Shaqirit pothuajse është punë e kryer, është lojtar i ri i nënkampionit të Evropës, Liverpoolit. 

Raportohet se Shaqiri iu është nënshtruar kontrollimit mjekësor dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet brenda pak orësh.  Me një fjalë, Shaqiri pas disa viteve i thotë lamtumirë Stoke Cityt e cila është larguar nga Premier League. “Të Kuqtë” kanë aktivizuar klauzolën e tij prej 13.5 milionë funteve në kontratën e tij dhe sot pritet të zyrtarizohet te klubi nga Anfieldi. Në fakt,  Shaqiri nga Baseli kishte shkuar në Bayern Munih, pastaj në Inter dhe së fundit në Stoke City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat