Sulejmani – përforcimi më i ri për Renovën

Futboll

Sulejmani – përforcimi më i ri për Renovën

Nga: Shaban Sinani Më: 13 korrik 2018 Në ora: 14:08
Alban Sulejmani

Kumanovari 20 - vjeçari, Alban Sulejmani, ka firmos kontratë njëvjeçare me klubin e futbollit Renova nga Xhepçishti i Tetovës, është ndër skuadrat më aktive në këtë afat kalimtar veror pasi në radhët e veta ka sjellë Fisnik Zukën, Miran Maksutin, Ylber Beqirin, Aleksandar Ristevskin, Nikolla Pantoviq dhe Emran Rramadani i cili është kthyer pas një viti të kaluar në ekipin e Partizanit të Tiranës.

Prurja e fundit e Renovës është Alban Sulejmani i cili vjen nga Partizani i Tiranës. Bëhet fjalë për sulmuesin 20 - vjeçar ish futbollist i Legias dhe Pogon Sielce të Polonisë, Partizanit të Tiranës.

Alban Sulejmani tanimë është bashkangjitur ekipit në përgatitje në Ohër dhe pritet të jetë një përforcim i madh i ekipit në kampionatin e ri në Ligën e parë të Maqedonisë. Sa i përket përgatitjeve të fazës së dytë ato zhvillohen sipas plan - programit të hartuar nga stafi teknik që drejtohet nga trajneri Jeton Beqiri.

Ekipi krahas seancave stërvitore që po mbahen dy herë në ditë ka planifikuar edhe tri ndeshje kontrolluese me Labunishtën, me kampionin e Shqipërisë Skënderbeun në Korçë me 17 korrik dhe testi fundit do të zhvillohet në Strugë me 21 korrik kundër Struga Trim Lumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat