Ajeti afër transferimit te Crotone

Futboll

Ajeti afër transferimit te Crotone

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 11:19
Arlind Ajeti

Mbrojtësi shqiptar mund të luajë sërish me ekipin që këtë vit ka rënë në Serie B.

E ardhmja e Arlind Ajetit mund të vazhdojë të jetë te Crotone.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare prej disa ditësh është rikthyer në bazë pikërisht te Torino klubi që zotëron kartonin e tij duke nisur fazën përgatitore për sezonin e ri me skuadrën “Granata”.

Por te Torino ka pak vend për Ajetin i cili nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Walter Mazzarri dhe sipas të gjitha gjasave ai do të ndryshojë sërish skuadrat.

Gjasat më të mëdha janë që Ajeti të rikthehet te Crotone për të luajtur në Serie B dhe për të ndihmuar skuadrën kalabreze të rikthehet sa më shpejt në elitën e futbollit italian. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane bisedimet mes dy klubeve për të bërë të mundur rikthimin e Ajetit te Crotone janë në një fazë shumë të avancuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat