Real Madridi po përgatit ofertë 170 milionë euro për Hazardin

Futboll

Real Madridi po përgatit ofertë 170 milionë euro për Hazardin

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 09:35
Hazard ka treguar nivel të lartë te Chelsea (Getty Images)

Gjiganti spanjoll, Real Madridi synon transferimin e yllit belg, Eden Hazard dhe për këtë po bënë gati një ofertë të lartë.

Para disa ditës, Mbretërit larguan yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldon, i cili u bashkua me Juventusin për një shifër totale 112 milionë euro.

Kështu, Los Blancos janë futur menjëherë në treg për një zëvendësim të madh për ylli portugez.

Drejtuesit e klubit spanjoll kanë etiketuar reprezentuesin belg Hazard si zëvendësuesin ideal të Ronaldos.

Real Madridi beson se ata mund të joshin 27-vjeçarin, i cili ende nuk ka ndonjë kontratë të re në Stamford Bridge dhe sezoni i fundit ishte dështues për ta.

Sipas tabloidit britanik Daily Mail, Mbretërit po përgatisin një ofertë prej plot 150 milionë funtesh apo 170 milionë eurosh për yllin e Chelseat.

Megjithatë, transferimi i Hazardit nuk do të jetë i lehtë pasi në garë furishëm për të ka hyrë edhe rivali i urryer i Real Madridit, Barcelona.

Për Hazardin interesim për parë ka shprehur edhe kampioni aktual i Ligës Premier, Manchester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat