Leonardo me një rol të ri në Milano

Futboll

Leonardo me një rol të ri në Milano

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 22:01
Leonardo

Pronarët e rinj të Milanit, Elliott management raportohet se kanë kontaktuar ish lojtarin, drejtorin dhe trajnerin e Milanos, Leonardo pasi që Paolo Maldini i refuzoi ata.

Rrjeti i financave Elliott tani kanë marrë tërësisht klubin pasi që presidenti Yonghong Li u zhyt në borxhe, por bordi i ri i drejtorëve pritet që të votohet më 121 korrik.

Sipas Sky Sport Italia, pronarët e rinj e kanë kontaktuar Leonardon për të kërkuar nëse është i interesuar për rolin e ri.

Braziliani flet disa gjuhë shumë mirë dhe përvoja e tij në fusha të ndryshme sportive, si drejtor i Milanit dhe Paris Saint-Germain, trajner i Rossoneri dhe rivalëve të tyre Inter do të vije në shprehje.

Një tjetër ish lojtar i Milanit, Maldini ishte kontaktuar sot për një pozitë brenda bordit të ri.

Megjithatë, disa burime kanë thënë se ai e ka refuzuar këtë rol pasi që më shumë konsiderohet ceremonial dhe se ai dëshiron në një mënyrë tjetër që duhet ecur përpara klubi.

Leonardo ishte një ikonë kur luante për Milan, por ai po ashtu ka një eksperiencë më të madhe në menaxhim që Maldini nuk e ka.

CEO i tanishëm, Marco Fassone dhe drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli mund të mbesin në Milan, por në pozita shumë më pak të rëndësishme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat