Juventusi trajton si normal Ronaldon

Futboll

Juventusi trajton si normal Ronaldon

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 17:46
Juventusi trajton si normal Ronaldon

Asnjë prezantim në stilin hollivudian për Cristiano Ronaldon. Të hënën ylli portugez do të prezantohet zyrtarisht te Juventusi por dita e parë e CR7-ës si bardhezi do të jetë krejt normale dhe si e të gjithë futbollistëve të tjerë. Fillimisht portugezi do të zhvillojë vizitat mjekësore ndërsa më pas do të dalë përpara gazetarëve në sallën e konferencave në Allianz Stadium. Nuk do të ketë një festë speciale siç u përfol fillimisht, por një prezantim shumë të thjeshtë dhe pa praninë e tifozëve të cilët ishin të gatshëm të mbushnin shkallët e Allianz Stadium për t’i uruar mirëseardhjen 5-herë fituesit të Topit të Artë. Diçka të tillë Juventusi e bëri publik gjatë prezantimit të mbrojtësit portugez Joao Cancelo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat