Martinez: Jam frymëzuar nga Radamel Falcao

Futboll

Martinez: Jam frymëzuar nga Radamel Falcao

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 17:01
Martinez: Jam frymëzuar nga Radamel Falcao

Prezantohet zyrtarisht Lautaro Martinez. Interi e ka tashmë numrin 10 sepse në këtë aventurë të re sulmuesi i talentuar argjentinas do të mbajë pikërisht një numër që te zikaltrit e kanë mbajtur kampionë të mëdhenj, numër të cilin Lautaro e mbante edhe te skuadra e tij e mëparshme Racing Club. “Gjithçka po shkon shumë mirë që nga mbërritja ime këtu. Shokët e skuadrës më kanë pritur në mënyrë të shkëlqyer. Po punoj me një grup fantastik futbollistësh, me një trajner shumë të mirë dhe me shumë impenjim. Për mua janë interesuar edhe disa klube të tjera por që kur erdhi oferta e Interit nuk u mendova dy herë dhe vendosa ta pranoja menjëherë. Sigurisht i shtyrë edhe nga Diego Milito që është pjesë e stafit drejtues të Racing Club i cili më ka folur për emrin dhe rëndësinë e madhe që ka Interi si klub. Që i vogël jam frymëzuar nga Radamel Falcao më pëlqenin lëvizjet e tij në fushë dhe mbi të gjithë stili i lojës”, tha Martinez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat