Polonia lë “thatë” De Biasin, zyrtarizon trajnerin e ri

Futboll

Polonia lë “thatë” De Biasin, zyrtarizon trajnerin e ri

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 15:43
Bërzeçek

Polonia e ka gjetur tashmë trajnerin e ri të kombëtares së saj. Pas largimit nga stoli i trajnerit Adam Navalka, do të jetë Jerzi Bërzëçek ai që do të marrë drejtimin e skuadrës. Ekipi polak bëri një paraqitje të dobët në Botëror duke mos kaluar as fazën e grupeve. U përfol pak ditë më parë së në stoli e skuadrës polake do të ulej ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi.

Dukej sikur rivali i vetëm i De Biasit ishte Cezare Prandeli por ka qenë Federata Polake e Futbollit që surprizën me nënshkrimin e Bërzeçek. Trajneri i ri nuk ka drejtuar asnjëherë më parë një kombëtare por disa klube të njohura në ligën e parë polake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat