Jorginho përshëndetet me Napolin, do të transferohet te Chelsea

Futboll

Jorginho përshëndetet me Napolin, do të transferohet te Chelsea

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 13:27
Jorginho

Mesfushori i kombëtares italiane, nga sezoni tjetër do të luajë në Premier Ligë.

Jorginho ka udhëtuar drejt Londrës për të nënshkruar me Chelsean, pasi marrëveshja mes dy klubeve është arritur tashmë.

Mesfushori tregon se do t’i mungojë shumë qyteti i Napolit ku ka kaluar pesë vite të karrierës.

“Do të më mungojë shumë Napoli pas pesë viteve të kaluara këtu. Do të jemi lidhur me këtë qytet përgjithmonë”, deklaroi ai para se të largohej nga Italia.

Napoli do të përfitojë 65 milionë euro nga shitja e 26-vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat