Zyrtare: Nani rikthehet në Sporting CP

Futboll

Zyrtare: Nani rikthehet në Sporting CP

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 22:27
Nani

Anësori i Portugalisë, Nani i është ribashkuar Sporting CP një dekadë pas largimit nga ata për transferim në Manchester United.

Valencia raportohet se i ka lejuar 31-vjeçarit të largohet në mënyrë që të ribashkohet me klubin që i dhuroi debutimin personal në vitin 2005.

Ai më parë u rikthye gjatë sezonit 2014-2015 në formë huazimi duke shënuar 11 gola brenda 36 paraqitjeve kompetitive.

Fituesi i Kampionatit Evropian 2016 ka dështuar për tu përshtatur qysh pas largimit nga United.

Ai nuk ka shpenzuar më shumë se nga një sezon te Fenerbahce, Valencia dhe Lazio, ku ka luajtur si një i huazuar sezonin e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat